Përplasi 8-vjeçaren sllovake për vdekje, 18-vjeçari kishte vetëm 4 ditë me patentë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.07.2024, 17:48

18-vjeçari, Genci Gjura që përplasi për vdekje të miturën sllovake, ditën e djeshme në Gjirin e Lalzit kishte vetëm katër ditë që kishte marrë patentën.

Pas aksidentit, policia e ka arrestuar 18-vjeçarin duke e akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

8-vjeçarja do shkonte në një market në momentin kur është përplasur nga makina.

Prindërit e saj kishin ndaluar makinën në rrugë dhe i kanë thënë vajzës që të shkojë në market.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit