E zuri korrenti në oborrin e shtëpisë, humb jetën 29-vjeçarja në Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.07.2024, 15:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Një 29-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 Korriku", në oborrin e banesës së 29-vjeçares.

Rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit