Domatet e Elbasanit mbeten pa shitur, fermerët: I kemi hedhur, çmimi shumë i ulët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.07.2024, 15:03

Në Elbasan, fermerëve iu ka mbetur prodhimi pa shitur për shkak të çmimit të ulët që pikat e grumbullimit kërkojnë.

Fermerët e fshatit Llixha kanë treguar për JOQ ALBANIA se domatet e prodhuara për këtë sezon iu kanë mbetur pa shitur pasi pikat e grumbullimit kanë ofruar 150 lekë për blerjen e tyre.

Serat e fermerëve me sipërfaqe 1.2 hektarë janë mbushur plot me domate të pashitura, të cilat për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit, sa vijnë e dëmtohen. Ata thonë se me të njëjtën problematikë dhe dëm, po përballen edhe fermerët në fshatin Jagodinë.

Të gjendur përballë kësaj situate, ata janë detyruar të hedhin qindra kilogramë domate që janë prodhim vendas.

Kjo problematikë, e prodhimit vendas që shitet me çmim më të ulët se kostoja e fermerit, është evidente në çdo sezon. Fermerët fajësojnë importin dhe ministrinë e Bujqësisë që nuk ndërhyn për të rregulluar çmimet e produkteve vendase, në bazë edhe të kostos së prodhimit.

Denoncimi i fermerit:

Kjo eshte bujqesia made in albanja, Llixha elbasan. Nuk grumbulluan pikat, sjam vec un jemi ne fshat 5 fermer. Behet fjal per 1 .2 hektar Pa logaritur fshatin jagodin, te njeten gje kane pesuar dhe ata. Pikat i kerkuan me 150 lek te vjetra, tani qe ne e hodhem mudet ta kene rritur cmimi. Neve sna intereson tani se, skemi me se cti cojm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit