Lind në Tiranë foshnja me peshën më të madhe 10 vitet e fundit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.07.2024, 13:39

Në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" ka lindur foshnja me peshën më të madhe 10 vitet e fundit.

Bebi, i seksit mashkull, ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale.

Kjo është pesha më e madhe për një foshnje të lindur në dekadën e fundit dhe për fat të mirë, si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit