59-vjeçari hedh nga ballkoni ish-partneren, pas sherrit mes tyre

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.07.2024, 12:50

Një 57-vjeçare është shtyrë nga ballkoni i katit të tretë nga ish- partneri i saj, pas një sherri mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi, ku raportohet se autori është grek ndërsa gruaja austriake. Autori i dyshuar 59-vjeçar është arrestuar, ndërsa para efektivëve ka pranuar veprimet e tij.

Ai ka deklaruar se gjatë një momenti tensioni dhe debati me ish-partneren e tij, e ka shtyrë atë me karrigen ku ishin ulur në ballkon, por kangjellat e ballkonit janë thyer, duke bërë që 57-vjeçarja të bjerë nga një lartësi mbi 3 metra.

Ajo është transportuar për në spital, me plagë të rënda në trup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit