Mbi 100 të helmuar në Bulqizë/ Mjekët: S’e ka fajin uji! Prefekti për MEME: Gjithsesi ziejeni para

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.07.2024, 11:18

Numri i qytetarëve të helmuar në Bulqizë sa vjen e rritet.

Nga 50 që ishte mbrëmjen e kaluar, ky numër sot ka arritur mbi 100. Qytetarët që i janë drejtuar spitalit kanë patur të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke.

Mjekët e spitalit të Bulqizës thonë se helmimi nga uji i pijshëm duhet përjashtuar si mundësi pasi qytetarët e helmuar vijnë nga lagje dhe fshatra të ndryshme. Ata kanë dyshime se kemi të bëjmë me ndonjë virozë, bazuar edhe në shenjat që kanë shfaqur pacientët e helmuar.

‘Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam ke rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme.’

Ndërkohë që prefekti Nexhbedin Shehu duke mos pasur besim te fjala e mjekësisë dhe duke rënë në kontraditë me ta, u ka kërkuar qytetarëve që ta ziejnë ujin para konsumimit. Ai tha se dyshimi kryesor mbetet helmim për shkak të ujit, por rezultati i analizave do shërbejë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

"Nga e shtuna ka fluks të shtuar të njerëzve që paraqiten me shenja diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta siç thonë mjekët, gjithsesi është fluks i shtuar. Këto tre ditë ka mbi 30 raste. Gjithsej janë mbi 90 raste që janë paraqitur për të marrë shërbime. Analiza e ujit dalin të mira, megjithëse ka gjeografi jashtë Bulqizës, gjithsesi është në hetim. Presim rezultatin e analizave. Mendimi i parë na vjen uji. Mjekët e përjashtojnë deri diku. Bulqiza nuk ka një ujësjellës por disa. Gjej rast tu bëjë thirrje popullatës të bëjnë kujdes sikur të pijë ujë, ta ziejnë ose të përdorin ujë të blerë deri kur të dalin analizat.'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit