Trafik kilometrik në autostradën Thumanë-Kashar, “suksesi” i qeverisë lë njerëzit me orë të tëra në pritje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.07.2024, 10:34

Trafik i rënduar është paraqitur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës së re në Thumanë – Kashar.

Radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk, duke shënuar kështu “suksesin: e radhës së qeverisë, pas situatës së njëjtë që u krijua ditën e djeshme në tunelin e Llogorasë.

Shkak mendohet te jete aplikimi i pagesës së kësaj autostrade, që ka hyrë menjëherë në fuqi, vlera e të cilës i kalon 2 mijë e 700 lekë të vjetra për makinat e vogla, e deri në 9 mijë lekë të vjetra për makinat e tonazhit të rëndë. Kjo autostradë është nën menaxhimin e Gener 2 të Bashkim Ulajt. Sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme.

Situata problematike është denoncuar në rrjetet sociale nga deputetja demokrate Greta Bardeli.

“Mirë që duhet të paguajnë tarifën e autostradës Thumanë -Kashar, por qytetarët e ardhur nga rajonet e veriut dhe Kosova duhet të rrijnë dhe në radhë për të paguar.

Rreth 10 km për turpin e radhës”, shkruan Bardeli në komentin bashkëngjitur videos.

Situatë problematike në qarkullim ka qenë edhe gjatë mbrëmjes së të dielës, ku sërish radha e automjeteve ka qenë kilometrike, duke shkaktuar vonesa të mëdha në oraret e lëvizjeve së qytetarëve shqiptarë që janë të detyruar të përdorin në këtë segment rrugor për destinacionet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit