Socialistët kanë vendosur që Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, të jetë kandidat për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, të cilat do të mbahen në datën 4 gusht.
Emri i Tavos është lakuar edhe muaj më parë nga mediat greke si kandidati i mundshëm për Himarën, por vetë ai e ka mohuar një gjë të tillë. Ndërsa me vendimin e sotëm, emri i tij është zyrtar dhe nuk ka më vend për haludimi.
‘Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një fushatë të qetë’, u shpreh Blendi Klosi, kreu i grupit të PS-së.
Nga ana tjetër kongresi i Partisë Socialiste i cili ishte parashikuar që të mbahej në datë 20 korrik, është shtyrë dhe do të mbahet me datë 27 korrik.