Mjeku shqiptar ‘braktis’ punën dhe i futet trafikut të kokainës dhe vajzave rumune

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.07.2024, 09:24

Një mjek 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik kokaine.

Elton Isaj, i cili së fundmi kishte nisur punë në spitalin e Portomaggiore, ishte pjesë e një bande shqiptare që merrej me trafikun e kokainës dhe prostitucion.

44-vjeçari shqiptar i cili kishte punuar në Monghidoro përpara se të mbërrinte në Portomaggiore, e braktisi papritmas detyrën e tij një vit më parë, duke u bërë i padisponueshëm për arsye që i cilësoi si “serioze dhe personale”. Por këto justifikime tani marrin më shumë kuptim.

Sipas rezultateve të hetimeve, në krye të bandës kriminale ishin vëllezërit shqiptarë Marsel dhe Klaudjo Cano, 38 dhe 35 vjeç, ndërsa Isaj Isaj dhe vëllai i tij ishin përgjegjës për “prokurimin dhe marrjen e ngarkesave të mëdha të kokainës, duke pasur parasysh rolin e besuar dhe kontaktet me furnitorët e nivelit më të lartë”. Ata ishin gjithashtu përgjegjës për klasifikimin e drogës në vende magazinimi dhe më pas rishitjen te grupet më të rëndësishme. Vetë Isaj, në një rast më 20 dhjetor 2021 ka shpërndarë 500 gramë kokainë.

Hetimet të cilat kanë zgjatur dy vjet, kanë çuar edhe në sekuestrimin e ​​pasurive me vlerë dy milionë euro. Përveç drogës, banda kriminale u fokusua edhe në prostitucionin dhe 'trafikimin e vajzave rumune.

Mjeku i arrestuar tashmë ndodhet në burgun e Dozzës, në paraburgim, së bashku me anëtarë të tjerë të grupit, ndërsa anëtarët e tjerë ndodhen në burgjet e qyteteve të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit