Mijëra protestues kundër turizmit masiv në Barcelonë janë parë duke spërkatur me pistoleta me ujë turistët teksa darkonin në restorantet e zonave më të njohura të qytetit spanjoll gjatë kësaj fundjave.
Qytetarët e Barcelonës kanë “luftuar” me një numër të kufizuar të banesave për vite me rradhë, teksa për shifrat e larta të turizmit fajësojnë politikanët.
Kryebashkiaku i Barcelonës u zotua kohët e fundit të eliminojë lejet afatshkurtëra turistike në qytet brenda pesë viteve, duke thënë se apartamentet do të jenë në dispozicion të vendasve.
“Po protestojmë kundër turizmit masiv në Barcelonë. Vitet e fundit qyteti është kthyer tërësisht për turistët dhe ajo që duam është një qytet për qytetarët dhe jo në shërbim të turistëve.
Restorantet dhe hotelet janë grupi që fiton më shumë para, por njerëzit janë në një situatë shumë të keqe dhe nuk kanë para të mjaftueshme për të jetuar. Ky është problemi."
Protestuesit mbanin tabela që lexonin "Barcelona nuk është në shitje" dhe "Turistë shkoni në shtëpi", teksa disa prej tyre spërkatën turistët me pistoleta me ujë teksa ata darkonin jashtë.
Qiratë u rritën me 18% në qershor krahasuar me një vit më parë në qytetet e njohura turistike si Barcelona dhe Madridi, sipas faqes së internetit të pronave Idealista.
Kryetari i bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi një plan në qershor për të hequr të gjitha qiratë afatshkurtra deri në vitin 2028, një veprim i papritur drastik nga autoritetet që kërkojnë të frenojnë kostot e larta të strehimit dhe ta bëjnë qytetin të jetueshëm për banorët e tij të përhershëm.
View this post on Instagram