Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 23-vjeçarit Xhimi Bakaj, mbrëmjen e 5 korrikut në Fier.
I riu u vra nga 39-vjeçari Xhuliano Miho pas një debati për motive xhelozie që kanë patur në rrugë.
Edhe pse autori ka deklaruar se viktimën e ka qëlluar 3 herë me thikë, familjarët e tij japin tjetër version.
Ata thonë se Xhimi ka patur plagë të shumta edhe në duar pasi ka tentuar të vetëmbrohet. Përveç kësaj, ata thonë se ai ka marrë goditje në zemër dhe bark, ku disa prej organeve i kanë dalë jashtë.
Sipas tyre vrasja e 23-vjeçarit është makabre dhe jo për vetëmbrojtje ashtu siç ka deklaruar autori, i cili ishte me precedentë penal dhe i njohur nga policia.
Ata thonë se viktima kishte bërë disa denoncime për autorin, por policia s’i ka marrë seriozisht.
Mesazhi i familjarit:
Pershendetje joq, Ne radh te par deshiroj te qendeoj anonim per kto cdo ju shkruaj . Jam nje i aferm i viktimes Xhimi bakaj dhe desha te ndaja disa informacione me ju lidhur me ceshtjen . Ne cdo media esht then se viktima ishte qelluar tre her me thik porne te vertet rezultin me teper . Nga trupi i te ndjerit qe pam nga afer ai i kishte duart e prera si pasoj e rezistences qe i kish ber autorit dhe kishte marr 3 thikq ne zemer dhe disa te tjera ne bark saqe i kishin dal organet jasht , kjo esht veper makaber nuk esht vetmbrojte sic ishte shprehur autori ne seancen gjygjsore .
Dhe sipas disa infromacionve qe kam nuk e di sa te verteta jan xhimi i ishte drejtuar disa her policis per kercenimet qe kisha mar her pas here nga autoi krimit por policia nuk i kishte marr seriozosht , dhe per sa i perket autorit ka precedent penal te meprashem .sic u shpreha me lart nuk e di sa te verteta jan kto informacionet ju drejtohem ju qe
Te beni disa hetime ose kerkime dhe te nxrinri te verteten ne shesh ne menyr qe te vihet drejtesia ne vend