Mbi 20 qytetarë të Bulqizës janë paraqitur ditën e sotme në spital me shenja helmimi.
Ka dyshime se shkak për helmimin e tyre mund të jetë bërë uji i pijshëm pasi rastet e helmimit nuk janë vetëm nga një lagje apo fshat, por nga i gjithë qyteti.
Për zbardhjen e kësaj ngjarje ka nisur marrja e analizave të ujit të pijshëm por nuk përjashtohen as pista të tjera.
Njoftimi i policisë:
'Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.'