Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për për 39-vjeçari Xhuliano Mihaj, i cili të premten në mbrëmje vrau me thikë 23-vjeçarin Xhimi Bakaj.
Në seancën gjyqësore, Mihaj ka shprehur pendesë dhe ka thënë se nuk ka pasur thikë me vete por ia ka marrë viktimës teksa janë përleshur me njëri – tjetrin.
“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë xhelozia dhe divorcu mes autorit dhe ish-bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit prej disa muajsh larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin.