Ilir Beqaj pronar i “GZONA”, në përgjime vajza e tij flet për restorantin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.07.2024, 15:25

Provat që vërtetojnë faktin se ish-ministri Ilir Beqaj është pronari faktik i restorant “Gzona” në Tiranë, sa vijnë e shtohen.

Së fundmi, SPAK ka siguruar komunikimet e kryera nga punonjësit e restorantit të cilët duket se i raportojnë për largimet nga puna.

Në një bisedë që administratori Gazment Prenga ka kryer me shtetasin Vladimir Prenga (ish-punonjës në këtë restorant) për personin nën hetim Ilir Beqaj ai shprehet se "i ka të giitha" dhe "çdo gjë e vendos Ermali", duke kuptuar kështu se bisedat e komunikimet me personelin e restorantit dhe kontrollin mbi këtë subjekt ai e kryen nëpërmjet Ermal Kurtulaj.

Por jo vetëm kaq pasi në këto përgjime janë përfshirë edhe bashkëshortja dhe vajza e Beqaj, e cila flet për "Gzonën" dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant.

Në datën 07.07.2023, Deborah Beqaj pyet se "Si kaluat mbrëmë" ndërkohë kontakti "Ada Cuci" i pergjigjet:

"Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja... Oo kanë bërë shumë. Ka ardh një çun i ri që merret aty ... Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit