Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Memaliaj.
Një mjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në një rrugë dytësore të hapur së fundmi dhe ka zënë poshtë shoferin.
Si pasojë 50-vjeçari me iniciale L.N ka humbur jetën, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.