EKSKLUZIVE/ Dhunohet 18-vjeçari, “ç’a ke që shef!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.07.2024, 09:53

Një denoncim për një ngjarje të ndodhur në Korçë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

18-vjeçari Mateo Jahollari është dhunuar me sende të forta, thikë dhe armë zjarri. Sipas kushëririt të tij i cili ka raportuar ngjarjen për JOQ, asnjë media nuk e ka bërë publik rastin sepse personat përgjegjës bashkëpunojnë me policinë dhe janë ende të lirë. I riu i cili tashmë ndodhet pas hekurave është dhunuar nga shtatë persona të moshave 25 deri 40 vjeç.

“Konflikti ndodhi papritur, disa kohë më parë. Këta persona ndoqën kusheririn tim, e goditën me makinë, e nxorën nga makina, e sulmuan me gaz lotsjellës dhe e plagosën me thikë në kokë, duke i shkaktuar dy plagë, një prej 7 cm dhe një prej 5 cm.

Ai ka dëmtime në të gjithë trupin. Policia ende nuk ka arrestuar autorët. Nuk është hera e parë që këta persona kryejnë akte të tilla dhune. Ju keni publikuar më parë një rast ku të njëjtët persona godisnin dikë me drurë në një servis”,-deklaron i afërmi i tij për JOQ.

Emrat e personave të përfshirë në ngjarje janë: – Andrea Diamanti – Dhionis Diamanti – Majk Kanani – Spartak Selimi – Sotiraq Sterio – Dy persona të tjerë që nuk u identifikuan

Kushëriri i tij deklaron për JOQ se individë janë të njohur në qytetin e Korçës si bashkëpunëtorë të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe merren me shitjen dhe transportin e lëndëve narkotike.

“Kjo ngjarje ndodhi 10 ditë para se ata ta gjenin vetë kusheririn tim. Ne jemi nga dy lagje të ndryshme dhe ata e bëjnë këtë me çdo njeri që u del përpara”,-përfundon ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit