Alketa me 3 apartamente, 2 biznese, e toka

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.07.2024, 23:20

Mjekja e Onkologjikut Alketa Ymeri Pere ka mohuar para kamerave përfshirjen në skemën e zhvatjes së pacientëve me kancer e dërgimin e tyre në spitalin privat "Megis", por pasuria e saj e bujshme dhe kontraverse ngjall dyshime të forta.

Me një rrogë mjeku nga Onkologjiku, zonja Pere ka grumbulluar një pasuri të konsiderueshme, duke përfshirë tre apartamente, dy biznese: një klinikë private dhe një laborator analizash, sipërfaqe tokash dhe ndërtesa.

Sipas verifikimeve të kryera, në vitin 2022, Alketa Ymeri Pere ka blerë një apartament me sipërfaqe 78 m² në zonën Ali Demi të Tiranës.

Po ashtu, në vitin 2022, ajo ka blerë një tjetër apartament në bashkëpronësi në Pogradec me sipërfaqe 89 m², dhe një apartament tjetër në bashkëpronësi në të njëjtin qytet me sipërfaqe 56 m².

Përveç kësaj, tre pasuri të tjera, tokë dhe ndërtesa, janë regjistruar në emrin e Aleks Ymerit, i cili është bashkëpronar me Alketa Ymeri Pere në disa prona të tjera.

Mjekja Alketa Pere zotëron gjithashtu një klinikë private për onkologjinë në katin e dytë të pallatit Egnatia, në rrugën Ali Shefqeti, njësia bashkiake nr. 2. Në qershor të vitit 2020, ajo hapi një laborator privat në Babrru.

Në mes të këtyre zbulimeve, pyetja që ngrihet është: Pse mjekët e Onkologjikut me pasuri të dyshimta nuk janë ende nën hetim nga SPAK?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit