Një ngjarje e rëndë mund të ishtë shënuar tre ditë më parë në Vjosë. Tre turistë danezë u shpëtuan nga mbytja, deklaron një burim për JOQ.
Një djalë i guximshëm i quajtur Alfred Marshani, i shpëtoi ata me një gomone. Alfredi jeton në Këlcyrë dhe ka një varkë me të cilën organizon guida në Vjosë.
“Pa ndërhyrjen e tij, sot do të kishim tre turistë të mbytur. Lajmin mund ta verifikoni edhe në spitalin e Këlcyrës, ku njëra prej turisteve mori ndihmë mjekësore pasi dëmtoi këmbën nëpër shkëmbinj.
Normalisht, në atë zonë Bashkia duhet të vendosë një person për sigurinë e turistëve, sepse shumë prej tyre nuk e njohin rrezikun e vendeve të caktuara të Vjosës”,-shkruan burimi.
Turistët u dërguan në spital ku morën mjekimin që u nevojitej dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.