Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj që u arrestua pak ditë më parë kërkon t’i shpëtojë burgut duke paguar 5 milionë lekë të reja garanci.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, ku ish-ministri ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij, ashtu si edhe bashkëpunëtori i tii Ermal Kurtulaj i cili ka kërkuar masë më të butë duke lënë garanci paratë e mjetit “Audi Q7” që ka shitur së fundmi.
Kujtojmë se Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC. Sipas prokurorisë, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të agjensisë shtetërore të programeve strategjike, enjohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirifilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.
Në pranga u vunë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kërtulaj dhe Alfred Naikolla.
Ndaj ish-ministrit Beqaj dhe personave të tjerë, SPAK ka ngritur disa akuza, duke nisur nga ajo e korrupsionit, fshehjes apo mos deklarimit të pasurisë, shkeljes së barazisë në tendera dhe mashtrimit.