Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e San Severino Marche dhe futbollin amator në zonën e Macerata, Itali pasditen e djeshme.
Amarildo Dedja u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare.
I riu shqiptar humbi jetën në një kantier ndërtimi pasi ra rreth 10 metra nga skelat. Rreth orës 17:30, shqiptari ka mbërritur me makinë me nënën e tij, ka zbritur dhe ka hyrë në kantier. Pasi u ngjit në katet e sipërme ai ra rreth dhjetë metra. Një nga hipotezat që po shqyrtohet nga hetuesit është se ishte një gjest vullnetar i tij.
Ekipet mjekësorë ndërhynë në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë por nuk mundën të bënin asgjë.
Amarildo njihej nga sportistët për karrierën e tij si mesfushor në kampionatet amatore me fanellat e Tolentino, Potenza Picena, Camerino, Settempeda. , Castelraimondo dhe Pioraco.