Shqiptari rrëmben 26-vjeçaren dhe djalin e saj të mitur në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.07.2024, 12:40

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për rrëmbimin e një 26-vjeçareje dhe djalit të saj 5-vjeçar.

Mediet fqinje bëjnë me dije se 33-vjeçari e kishte të ndaluar t’i afrohej së resë, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Për arrestimin e tij janë përfshirë efektivët e Padovës, Trevisos, Vicenzas dhe Trentos të cilët u alarmuan ditën e djeshme nga bashkëshorti i 26-vjeçares.

Sipas asaj që mësohet, i dyshuari, 33 vjeç, banues në zonën e Trevisos, ka kapur në Borgoricco (Padova), gruan që shoqëronte me makinë djalin e saj për në çerdhe dhe me kërcënimin e thikës i ka detyruar të ndalonin.

Më pas shqiptari mori timonin e makinës, duke marrë me vete fëmijën dhe nënën, të cilëve i lidhi këmbët.

Pas rreth gjysmë ore, i shoqi, i alarmuar nga moskthimi i gruas në shtëpi, telefonoi policinë.

Policia ka arritur të lokalizojë makinën që drejtohej nga shqiptari, i cili nën kërcënimin e thikës mbante peng gruan dhe fëmijën.

Pati një ndjekje për gati njëqind kilometra deri në Grigno, në Valsugana, ku rrëmbyesi u rrethua dhe u bllokua. Gruaja dhe djali i saj u lanë të lirë, ndërsa shqiptari u vu në pranga.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit