Sipas Business Insider, markat luksoze Dior dhe Armani u paguajnë nënkontraktorëve qindarka për të prodhuar çanta dore të nivelit të lartë.
Një hetim italian zbuloi se çantat e Dior kushtojnë rreth 57 dollarë për t’u prodhuar, por shiten për 2,780 dollarë, ndërsa Armani kushton rreth 99 dollarë, por shitet me çmim pakice për 1,900 dollarë.
Punëtorët e prodhimit të çantave, sipas investigimit, thuhet se përballen me kushte të këqija, orë të gjata pune dhe mungesë masash sigurie, duke përfshirë këtu të fjeturit në vendin e punës për të prodhuar çanta pa ndalim, sipas të dhënave të energjisë elektrike që konfirmojnë punën gjatë netëve dhe festave.
Policia italiane bastisi disa nga furnizuesit e LVMH Dior, duke zbuluar se këto praktika ishin pjesë e një çështjeje më të gjerë që përfshinte prodhimet luksoze të firmave në pronësi kineze që shfrytëzojnë punëtorët.