Shpërthen tubi i UKT, uji i futet në shtëpi qytetarit: 4 orë s’erdhi njeri!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.07.2024, 10:39

Një tubacion i UKT ka shpërthyer tek Fresku duke krijuar një shatërvan masiv në lagje. Duke denoncuar për JOQ, një qytetar shprehet se uji me presion të lartë i është futur në shtëpi duke dëmtuar orenditë shtëpiake.

Ai ka dëshmuar me video gjithçka nga ndodhia e pazakontë duke deklaruar se nuk erdhi asnjë punonjës për 4 orë. “I kam vendos gur te mdhjenj une sepse ata pas 4 ore e ndaluan dhe telefonin asnji nuk e hapnin”,-shkruan qytetari për JOQ.

Burri denoncon se i është mbushur shtëpia me ujë dhe askush nuk hapte telefonin kur i mori për të zgjidhur hallin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit