Klientja ankohet për produktin, Neranxi: Na është dukur provokim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.07.2024, 22:02

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e Joq Albania në lidhje me një rast që i ka ndodhur me një produkt të blerë në një dyqan të kompanisë Neranxi. Qytetarja shprehet se ka blerë një kavanoz me produktin Sirulinë she kur e hapi produktin i doli si në foto.

Ajo shkruan se kontaktoi me kompaninë dhe më pas u telefonua nga punonjësit të cilët sipas saj thonin se nuk kishte mundësi që produkti të ishtë në atë gjendje. Sipas saj, njëri nga punonjësit e kompanisë i kishte thënë se faji ishte i saj që produkti kishte dalë ashtu.

Ndërkohë Joq Albania kontaktoi me kompaninë Neranxi për të marrë reagimin e saj në lidhje më këtë denoncim. Në vijim do të gjeni denoncimin e ardhur nga qytetarja si dhe reagimin e kompanisë.

Mesazhi i qytetares:

Përshëndetje JOQ! Kam blere nje kavanoz me Siruline pluhur ne nje nga dyqanet e Neranxit. Kur e hapa produktin me doli si ne foto. Kontaktova kompanin, me moren ne tel punonjes te saj, te cilet nuk e pranojne qe produkti te jete keshtu. Thone nuk ka mundesi. Madje nje prej tyre tha se eshte faji im qe produkti ka dal keshtu. Siguria ushqimore ne kete vend ka marre fund. Bejne promocion si kompani me produkte cilesore, dhe nderkohe ne blejme mbeturina!

Përgjigjia e kompanisë Neranxi për rastin pas kontaktimit nga ana jonë:

Përshëndetje! Ju falenderojmë që na kontaktuat paraprakisht, sepse kjo tregon profesionalizmin dhe seriozitetin tuaj. Përsa i përket rastit në fjalë, klientja ka kontaktuar zyrat qendrore të Neranxi Group edhe pse përgjegjësi jonë i shitjes në qytetin ku e ka blerë, i ka thënë që të kthejë produktin në dyqanin ku e ka blerë, pa diskutuar më gjatë se si mund të jetë e vërteta, por klientja ka vazhduar duke shkruar, dhe menaxheri i përgjithshëm i ka sugjeruar të dërgojë produktin në një laborator për analiza. Rasti na është dukur si provokim dhe jo si dikush që kërkon një zgjidhje. Ne nuk jemi të pagabueshëm. Në dyqanet tona klienti mund të gjejë edhe ndonjë neglizhencë nga shitësat, megjithëse ne bëjmë kontrolle rregullisht, pa diskutuar këtu cilësinë e produkteve të cilat janë të gjitha me çertifikata nga vendet e BE. Rasti në fjalë me siguri është dikush që kërkon të na prishë imazhin, mbase i rekrutuar nga konkurrenca. Megjithatë ju si media nuk jeni të detyruar të na besoni ne, por ne ju sugjerojmë që të vini në magazinat tona në Kompani dhe të xhironi një material duke hapur sa kavanoza të dëshironi me spirulinë. Aty do ta kuptoni se nuk ka lajm kësaj here për spirulinën, meqë në media bad news is good news. Ju falenderojmë dhe ju urojmë punë të mbarë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit