Të marrësh një dërgesë nga jashtë nëpërmjet postave që operojnë në vend është një makth i vërtetë.
Një qytetare që kishte porositur një pako me vlerë 44 euro ka treguar për JOQ ALBANIA se dogana shqiptare i ka kërkuar 45 mijë lekë të vjetra për shërbimin. Ajo thotë se për transportin e kësaj pako i ka paguar postës gjermane DHL 21.5 euro.
Por pavarësisht kësaj vlere, ajo thotë se dogana shqiptare i kërkon edhe 45 mijë lekë për detyrimet e doganore.
Ajo thotë se faji në këtë rast i takon qeverisë që nuk mbikëqyr abuzimet që bëhen me doganat dhe porositë e qytetarëve.
Denoncimi i qytetares:
Dua te bej nje denoncin per dhl. Per nje porosi 44 euro kerkojne dogane 45 mi lek Megjithese kemi paguar edhe 22 euro transport
Publikoheni mos digjen dhe njerez te tjere se eshte gjynaf pz Nuk e ka fajin dhl Por qeveria