Balla dhe Vangjushi nuk lënë as të vdekurit të prehen në paqe, gjendja civile ende në kolaps

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.07.2024, 10:04

Ditët e javët po kalojnë, por sistemi i gjendjes civile në vend vijon të jetë jashtë funksionit.

Gjatë këtyre ditëve në redaksinë tonë kanë mbërritur me dhjetëra denoncime të qytetarëve që nuk martohen dot apo nuk regjistrojnë dot fëmijët e porsalindur.

Por përveç këtyre edhe çregjistrimi i të vdekurve nga gjendja civile është problem pasi kalimi i afatit 10 ditor shoqërohet me gjoba.

Dy qytetarë i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar këtë problematikë mjaft stresuese në një kohë kur dhimbja nga humbja e të ndjerëve është e madhe.

Qytetarët thonë se prej më shumë se 10 ditësh kanë humbur baballarët, por për shkak të problemeve në gjendjen civile nuk mund të bëjnë çregjistrimin e tyre.

Ata thonë se funeralet janë bërë në mënyrë ilegale pasi mungon dokumenti i çregjistrimit.

Kërkesa e tyre e vetme është dhënia e një dokumenti nga sportelet e gjendjes civile ku justifikohet problemi i tyre dhe vonesa në çregjistrim, pasi në të kundërt do të duhet të paguajnë gjoba të padrejta.

Denoncimi nr.1

Pershendetje JOQ . per sa I perket sistemit problem me i madh se martesa eshte se ka 10 dite qe im ate ndrroj jete ... bem funeralin ne forme ilegale se certifikata e ç'regjistrimit nuk del se ska sistem ! Gje qe eshte kusht per funeralin ! . Tao dhe ai drejtori Nuk lene te vdekurit te prehen ne paqe

Denoncimi nr.2

Pershendetje. Pash qe kishte goxha ankesa per pjesen e gjendjes civile. Te njejtin problem kam dhe un. Kam 1 jav e ca qe kam humbur babin,po vete per dite ne gjendje civile dhe me thon ska sistem,nderkohe bashkia me thot duhet ber cregjistrimi se kalon afatin10 ditor dhe mund te maresh gjob. Zgjidhje nuk jep asnje,nuk e di si do funksionoj,se nuk japin as ndonje shkres per te me justifikuar vonesen se nuk esht faji jon. U ben 1 jav e ca,dhe me ka mbetur babi akoma ne gjendje civila pa u cregjistruar😒😒 Eshte ministri qe ka ne varesi drejtorin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit