Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban udhëtojë këtë të premte drejt Moskës për tu takuar me presidnetin rus Vladimir Putin. Vizita e Orban vjen vetëm pak ditë pas takimit me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Kiev.
Vizita gjithashtu vjen pak ditë pasi Hungaria mori presidencën e rradhës të Bashkimit Europian, ndërkohë që verpimi i Orban që ka rritur shqetësimin e zyrtarëve në Bruksel.
Charles Michel, president i Këshillit Evropian, tha përmes një postimi në X se udhëheqja me rotacion e presidencës nuk ka mandat që të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së.
"Këshilli Evropian është i qartë: Rusia është agresorja, Ukraina është viktima. Nuk ka diskutime për Ukrainën, pa Ukrainën”, Charles Michel, president i Këshillit Evropian.
Zyrtarë të tjerë kanë deklaruar se Orban nuk e ka vënë në dijeni bllokun për ndonjë vizitë të mundshme në Moskë.
Të enjten Vladimir Putin nga një samit në Kazakistan me liderët e shteteve aziatike, bëri thirrje për një arkitekturë të re bashkëpunimi dhe sigurie me shtetet e eruoazisë kundër vendeve euroatlantike të cilat, sipas tij u japin avantazhe të njëanëshme vetëm disa shteteve.
Ai fajësoi edhe një herë Perëndimin për luftën në Ukrainë dhe tha se Rusia ishte gati të ngrinte konfliktin nëse Kievi dhe mbështetësit e tij pranonin kushtet e Moskës për bisedime.
Që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, viktor Orban ka spikatur në mesin e udhëheqësve nga Bashkimi Evropian dhe NATO për hezitimin e tij ndaj paketave të ndihmave për Ukrainën.