Keir Starmer, kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.07.2024, 11:16

Pas një fitoreje të thellë që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Partisë Konservatore, Partia Laburiste me prirje të majtë ka marrë frenat e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri i ardhshëm Keir Starmer në fjalimin e tij të parë pas fitores tha se nga sot fillon një kapitull i ri për Britaninë dhe britanikët duke premtuar se do i japë fund viteve të vështira të krizës ekonomike dhe sfidave të vazhdueshme.

Ai do të vizitojë Mbretin Charles III në Buckingham Palace ditën e sotme dhe do të ftohet të formojë qeverinë e re.

“Ne ia dolëm. Keni bërë fushatë për të, keni luftuar për të, keni votuar për të. Ndryshimi fillon pikërisht këtu, sepse kjo është demokracia juaj, komuniteti juaj dhe e ardhmja juaj. Tani është koha që ne të marrim frerët edhe të drejtojmë vendin. Unë nuk ju premtoj se do të jetë e lehtë. Të ndryshosh një vend nuk është si të hapësh një derë me një çelës. Është punë e vështirë. Thamë se do t’i japim fund kaosit dhe do ta bëjmë. Sot fillojmë kapitullin tjetër. Faleminderit shumë, të gjithë.”

Keir Starmer është një avokat i të drejtave të njeriut nga një qytet i vogël në Anglinë jugore. Starmer ka qenë një politikan për vetëm nëntë vjet dhe që kur u kurorëzua si lider i Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020, e ka drejtuar partinë e tij nga humbja më e keqe zgjedhore në gati një shekull për t'u bërë forca dominuese në politikën britanike.

Me këtë fitore dërrmuese, Starmer është lideri i parë nga partia e qendrës së majtë që fiton zgjedhjet kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar që nga Tony Blair, i cili fitoi tre mandate radhazi duke filluar nga viti 1997. Ai fitoi duke u premtuar votuesve ndryshim, por edhe qetësi, duke u zotuar të rivendosë stabilitetin në jetën publike dhe t'i japë Britanisë "dritën e diellit të shpresës" pas 14 viteve trazira nën konservatorët.

Në vitin 2015 u zgjodh deputet, në 2019 fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake të partisë për të pasuar Jeremy Corbyn, i cili u mund nga Boris Johnson. Starmer ka qenë deputet që nga viti 2015 dhe lider i opozitës, sfiduesi kryesor i kryeministrit Rishi Sunak nga viti 2020 kur u zgjodh lider i Laburistëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit