Tre gra i kanë dhënë fund jetës brenda 24 orëve të fundit ne Korçë. Dy prej tyre u hodhën nga lartësitë e banesave ku jetonin , ndërsa një e tretë piu fotoksinë. Rasti më i fundit është ai i një 67 vjeçareje e cila mëngjesin e sotëm, është hedhur nga ballkoni i apartamentit ku banonte në kat të 7 duke përfunduar në një platformën fundore të këtij pallati, ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se shumë vite më parë gruas i kishte vdekur djali i vetëm, humbje që i ka shkaktuar tronditje të thellë, pasi shpesh herë i thoshte bashkëshortit të saj se jeta e tyre kishte marrë fund pas vdekjes së djalit. Mëngjesin e sotëm, ajo i ka kërkuar burrit të saj të bënte Pazarin e ditës e ne momentin kur është ndodhur e vetme ka hapur dritaren e ballkonit në apartamentin ku banonte dhe është hedhur poshtë.
Po ashtu , në kushte rënda psikologjike, edhe një grua tjetër, 49 vjeç i dha fund jetës ditën e djeshme, duke u lyer fillimisht me benzinë dhe me pas u hodh nga kati i 4 i pallatit ku jetonte.
49 vjeçarja u transportua menjëherë ne spitalin e Traumës në kryeqytet por nuk iu mbijetoi dot lëndimeve të rënda që kishte marrë.
Ndërkohë rasti i tretë u shënua në fshatin Kuç i Zi, Korçë, ku një 62 vjeçare i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. 62 vjeçarja ka qenë e vetme në banesë kur ka ndërmarrë veprimin e rëndë dhe pavarësisht se familjarët e saj e çuan në spital ajo nuk ia doli dot. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se janë bërë kushtete e vështira ekonomike.