5€ tarifa që do të paguani për të kaluar në Llogara

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.07.2024, 10:41

5€ do të jetë tarifa ende e papërcaktuar fiks që do ju duhet të paguani për të kaluar nga tuneli i Llogarasë.

Sipas Belinda Ballukut, kjo pagesë do të nisë nga viti 2025 dhe do të bëhet nga kushdo që kalon në tunel me qëllim mirëmbajtjen e tij.

Ditën e sotme do të bëhet inaugurimi i tunelit të Llogarasë i cili ka një gjatësi prej 6 km. Tuneli pritet të shkurtojë distancën nga Dukati për të dalë drejt e në Palasë nga 30 minuta në 7 minuta.

Ky lajm i tarifës për Llogaranë vjen pas njoftimit se pagesa që do i shkojë koncesionarit Bashkim Ulaj për Thumanë-Kashar do të jetë 2.1€ për mjetet e vogla e në rritje sipas madhësisë për ato më të mëdha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit