Lajm i keq për Turqinë! Merih Demiral pezullohet nga UEFA në EURO 2024

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.07.2024, 00:06

Mbrojtësi i Turqisë Merih Demiral është pezulluar nga UEFA për gjestin që bëri teksa festonte fitoren ndaj Austrisë në raundin e 16-të të EURO 2024.

Sipas një raporti nga Bild, 26-vjeçari nuk do të luajë në çerekfinale. UEFA reagoi ndaj gjestit të mbrojtësit: "Në lidhje me ndeshjen e 16-të të Kampionatit Evropian 2024 midis Austrisë dhe Turqisë, të luajtur më 2 korrik 2024 në Leipzig, Gjermani, është hapur një hetim në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores disiplinore të UEFA-s në lidhje me sjelljen e supozuar të papërshtatshme të lojtarit të Federatës Turke të Futbollit, Merih Demiral."

Demiral në mënyrë të dukshme bëri një përshëndetje në formë ujku teksa festoi golin e dytë për skuadrën e tij. Gjesti është i lidhur gjerësisht me një grup ekstremist të djathtë të quajtur Ujqërit Gri dhe është i ndaluar në Austri.

Demiral foli për këtë gjest, duke thënë se nuk kishte asnjë problem të festonte me të: “Kam pasur në mendje një festim për golin, të cilën e kam bërë. Jam shumë krenar sepse jam turk, prandaj pas golit e kam ndjerë thellë dhe kam dashur ta bëj dhe jam shumë i lumtur që e kam bërë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit