Unaza të zeza misterioze në qiell, askush s’e di ç’janë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.07.2024, 22:49

Disa unaza të zeza misterioze u shfaqën në qiell mbi kryeqytetin Gjerman ditën e djeshme.

Spekulime të ndryshme për fenomenin misterioz kanë qarkulluar në internet: Nga alienët e deri tek tufat e shpendëve.

Në Instagram po qarkullojnë video që tregojnë tre unaza të zeza në qiell të cilat duket sikur janë formuar nga tymi.

Një përdorues i Instagramit shpjegon se unazat janë "blozë ose gazra shkarkimi". Kjo ndodh kur ka një shpërthim me fishekzjarre ose materiale piroteknike. Ajo që mbetet më pas në qiell janë grimcat e blozës.

Të pyetur nga BILD, përfaqësuesit e kompanisë piroteknike në zonë nuk kanë dashur të komentojnë mbi unazat misterioze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit