Ka mashtruar 100 mijë shqiptarë, pse nuk kapet Olsi Ibro i M.C.A.?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.07.2024, 19:51

Olsi Ibro është Sudja, Vefa apo Xhaferri i kohëve moderne. Ka mashtruar rreth 100 mijë qytetarë nëpërmjet skemave të mikrokredive dhe përmbarimit të ngritura prej tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

E megjithatë çuditërisht na qenka tepër e vështirë të kapet, ndonëse është jashtë Shqipërisë.

Pse nuk kapet krye-mashtruesi Olsi Ibro? Çfarë lidhje ka ai me shtetin shqiptar? Kush qëndron në të vërtetë pas tij?

Këto janë disa pyetje që shumë shqiptarë duhet t’i bëjnë për të kuptuar se në çfarë shteti paçavure jetojmë. Vetëm pak ditë më parë, një intelektual nga Lezha, Pal Trashaj, u vetëvra me helm miu para godinës së SPAK sepse nuk po gjente zgjidhje.

Ndërkaq Olsi Ibro dhe partneri i tij në krim, Guvernatori Gent Sejko, vazhdojnë të shpenzojnë të qetë paratë e vjedhura nga shqiptarët e mashtruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit