Aksidentet rrugore u rritën me 47% nga janari në maj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.07.2024, 16:10

Në pesë muajt e parë të vitit 2024 numri i aksidenteve rrugore është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT në periudhën janar-maj 2024 janë regjistruar gjithsej 626 aksidente, gati 47% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve femra në këto aksidente u rrit me 22% dhe i meshkujve, me 59% ndërsa numri i viktimave që kanë humbur jetën është ulur.

“Gjatë 5-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,1 për 100 aksidente, nga 16,9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Ndërkohë që në muajin Maj 2024 janë numëruar 126 aksidente rrugore, nga të cilët 167 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Në muajin Maj 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditëve të Enjte dhe të Shtunë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Dielë, me 7,9 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 20,6 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Aksidentet rrugore, në 86,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 29,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit