Socialistët pikëllohen për Kadarenë më shumë se për viktimat e 21 Janarit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.07.2024, 15:36

Sekti i Rilindjes, i ardhur në pushtet që në vitin 2013, janë tjetër nivel përsa i përket aktrimit, sidomos në momentet dramatike.

I kemi parë shumë herë me kokën ulur dhe me lot krokodili në rastin e ngjarjes së 21 Janarit, ku shkojnë dhe vendosin karafila në bulevard, për katër viktimat që u vranë ditën për diell në mes të sheshit.

Çfarë ishte 21 janari 2011? - Opinione | RADI & RADI KULTURE - LETERSI -  ART - HISTORI - ALBANOLOGJI - POLITIKE DHE PERSONAZHE

Rama për 21 janarin: E vërteta dihet botërisht, një fakt i ri rrënqethës  sapo ka dalë në dritë

Ky aktrim, konkurues për filmat e Hollywood, u pa edhe në ceremoninë mortore të shkrimtarit Ismail Kadare.

Figura të njohura të Rilindjes, me në krye Erion Veliajn, u panë aq të pikëlluar sa nuk i kemi parë kurrë më parë, as për 21 Janarin.

Veliaj mbante prej krahu bashkëshorten e Kadaresë, Helenën, e cila, u përdor për imazhin e kryebashkiakut që është i nxirë në korrupsion, por jo vetëm. Veliaj shfaqej si një njeri i afërt i familjes, por që në fakt është një shfrytëzues i situatave.

Nga ana tjetër, ministre dhe ish-ministre të Ramës, të veshura me të zeza, u panë teksa mbanin karafila në dorë dhe në fytyrë dukeshin të pikëlluara me një lloj sforcimi që evidentohej qartë.

E parë nga kjo, i gjithë ky sekt duken më të pikëlluar për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare sesa për viktimat e 21-Janarit, të cilët i nxorrën vetë në pritë, e sot as nuk bëjnë përçapjen më të vogël për drejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit