I dhunonte vajzën, babai në Kavajë ther me thikë dhëndrin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.07.2024, 14:31

Një 46-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e djeshme në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 46-vjeçarit me iniciale L.D pas dhunës që ka ushtruar ndaj bashkëshortes. Babai i kësaj të fundit ka ndërhyrë dhe ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.

46-vjeçari i plagosur u arrestua pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.

Në pranga ka rënë edhe babai që plagosi me thikë dhêndrin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

P.D., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin L. D., i cili është jashtë rrezikut për jetën;

L.D., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit