“Pusho, k*rvë m*ti”/ Çfarë i tha Erion Braçe-Gaz Bardhit në Parlament?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.07.2024, 12:57

Erion Braçe dhe Gaz Bardhi, dy show-man politikanë, kanë dhuruar shfaqjen e radhës ditën e sotme duke u konlfiktuar me njëri-tjetrin.

Gaz Bardhi ka qenë në foltore, kur i është drejtuar Erion Braçes me fjalën gore, ndërsa deputeti Braçe i është përgjigjur më ashpër.

Gore, çfarë ke? Mbyll gojën ti, mbyll gojën ti dhe mos guxo të më ndërhysh kur jam duke folur, mos ndërhyj. Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar, zëdhënës i korrupsionit, ndërhyn ti. Ti vrave njerëz, vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote”, – tha Gaz Bardhi.

“Pusho, k*rvë m*ti”– i është përgjigjur deputeti Erion Braçe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit