Operacioni ndërkombëtar i drogës, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.07.2024, 11:21

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pas nje operacioni ndërkombëtar antidrogë që u zhvillua këtë të enjte. Në total janë lëshuar 5 urdhërarreste, nga të cilat u ekzekutuan 2, ndërsa 3 të tjerë po kërkohen në Shqipëri dhe Spanjë.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni është i koordinuar nga Karabinierët e Kompanisë Rivoli së bashku me Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës dhe Shërbimin për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar.

Derimë tani nuk është bërë publik identiteti i personnave të arrestuar apo atyre që janë në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit