“Pjesët e trupit ishin shpërndarë”/ Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 35-vjeçari

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.07.2024, 11:14

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në autostradën Tiranë-Durrës.

R.T., ka qenë duke udhëtuar me një motor ku rreth orës 01:20 ka humbur drejtimin duke u rrëzuar në rrugë. Si pasojë e plagëve të marra 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se aksidenti ishte shumë i rëndë. Pjesë të trupi të 35-vjeçarit ishin shpërndarë gjithandej në rrugë dhe qytetarë të shumtë kishin dalë, me "dritën" e telefonit, të ndihmonin policinë për gjetjen.

Gjithashtu ata kanë ndihmuar edhe shoferët e tjerë në mënyrë që të ulnin shpejtësinë, pasi mungonte ndriçimi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit