Një sulm i armatosur ka tronditur mëngjesin e kësaj të enjte zonën e Brindisit në Itali.
Persona të paidentifikuar kanë grabitur dy makina në blinduar midis San Pietro Vernotico dhe Torchiarolo dhe iu kanë vendosur flakën në mes të autostradës, ndërkohë që raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri.
Sipas Il Messeggero, aksi rrugor u bllokua dhe zona u mbulua nga shtëllunga të mëdha tymi.
Për pasojë, u krijua trafik i rënduar, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policët dhe zjarrfikësit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.