Koncensioni 100 milion euro i sterilizimit, arrestohet Ilir Beqaj

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.07.2024, 09:33

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar, së bashku me dy persona të tjerë.Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Urdhër arresti ka pasur edhe për Ermal Kurtulajn, ish vartës i Beqajt tek SASPAC, të cilit i është kontrolluar banesa më herët për llogari të hetimit. Ish-ministri Beqaj përdori automjetin në emër të Kurtulajt, por që dyshohet të jetë pasuri e fshehur e Beqajt, për disa herë që vinte në SPAK për masën "detyrim për paraqitje" për çështjen e Sterilizimit.

Ish-ministri i Shëndetësisë akuzohet nga SPAK për veprën penale “Shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”, lidhur me skandalin e “Sterilizimit”.

Ai akuzohet se nuk ka parandaluar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrin Klodian Rrjepaj.

Po ashtu, arrestimi i tij është konfirmuar edhe përmes një njoftimi nga SPAK.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, thuhet në njoftimin e SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit