Skandaloze! 59 MLN€/KM rrugës Thumanë-Kashar i hapet betoni

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.07.2024, 08:55

Ka kushtuar 59 MLN€ për kilometër rruga prej ari Thumanë-Kashar e ndërtuar nga oligarku Bashkim Ulaj i kompanisë Gener 2.

Rruga që do të sjellë mbi 1.5 miliard € të ardhura për koncesionarin mik të Ramës për 35 vite, do të vjelë një taksë që nis nga 2.1€ për mjetet e vogla përpos vlerës së kontratës që ka kushtuar mbi 435 MLN€ nga taksat e shqiptarëve.

Vjelje mbi vjelje për popullin… por pa u inuguruar mirë, urës Thumanë-Kashar i është hapur betoni! Pamjet skandaloze të punimeve të kompanisë së Ulajt janë siguruar ekskluzivisht për JOQ Albania.

Betoni i cilësisë së dobët është hapur përgjatë gjithë urës duke e bërë të duket sikur është e rrjepur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit