Për t’u sterilizuar dhoma e sterilizimit në spitalin e Sarandës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.07.2024, 07:51

Dhoma e sterilizimit në Spitalin e Sarandës është bërë për t’u sterilizuar! Këtë e dëshmojnë pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ nga qytetarët.

Përpos përballjes me neglizhencën e mjekëve, atyre u duhet të presin mes pisllëkut. Ironia është që dhoma e kapur në foto quhet “dhoma e sterilizimit”.

Denoncimi:

“Pershendetje, po ju dergoj ca pamje skandaloze te spitalit Sarande ,sherbimi spitalor si mos me keq,mjeket neper kafe ,lene pacientet ne pritje dhe i sorollasin sa andej sa ketej ,mos te shprehemi per higjenen e, pislleku pisllek ,semundje gjithandej.

Shpresoj te sjelli nje ndergjegjsim te organeve kopetente sepse keni goxha ndikim si faqe. Ne kete foto eshte dhoma e sterilizimit”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit