Rrihen në mes vete babë e bir në Kumanovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.07.2024, 12:01

Dy persona, baba e bir u lënduan gjatë një konfrontimi paradite në lagjen e Kumanovës “Igo Triçkoviq”, kumtoi SPB Kumanovë.

SPB Kumanovë është raportuar se në lagjen “Igo Triçkoviq” është prishur rendi dhe qetësia publike me rrahje ndërmjet babait dhe djalit, në të cilën është përdorur edhe një send i mprehtë.

Të dy me lëndime janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës”, informoi SPB Kumanovë.

Nëpunësit policor janë në terren dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Nga Spitali i Kumanovës informojnë se njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të mëdha është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit