Ankohen policët: Sot na dolën rrogat por nuk kishim asnjë rritje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.07.2024, 21:46

Të jesh polic në Shqipëri është me të vërtetë tepër e tmerrshme. Detyrohesh të rrish në mes të vapës, në shi, në breshër e fortunë.

Jo vetëm kaq por shumë policë janë të detyruar të punojnë edhe me orar të zgjatur por pa marrë asnjë pagesë shtesë.

Nga ana tjetër edhe pushimet e verës iu ndaluan deri në shtator duke i trajtuar si skllevër modernë të shtetit.

Por pak kohë më parë shumë policë u gëzuan kur dëgjuan drejtuesit e tyre t’i lajmëronin se do të kishte rritje pagash. Por kjo rezultoi me sa duket në mashtrim pasi ditën e sotme ka mbërritur një “lumë” i vërtetë mesazhesh ankuese nga shumë policë.

Ata shprehen se sot kanë marrë rrogat por nuk kanë patur asnjë rritje siç iu premtua. Njëri nga mesazhet më domethënës të ankesave të policëve pranë redaksisë së JOQ është si vijon:

Prsh JOQ Albania, une qe po ju shkruaj jam Oficer Policie ne Drejtorine e Policise Tirane dhe sot na dolen rrogat dhe nuk kishte asnje rritje ne krahasim me muajt e kaluar dhe pse ne muajin qershor kemi punuar 12 ore nga 8 ore qe na takon, pa asnje pagese per 4 oret shtese qe vete Drejtori i Tiranes na premtoi se do te na i paguante te gjitha oret qe do bejme mbi 8 orarshin. Kjo eshte policia e shtetit qe punon 4 ore shtese ne dite pa pagese ne temperatura 38-40 grade sepse kshu deshirojne lart madheria e tij Muhamet Rrumbullaku (qe zoti ia kthefte te femijet e tij) dhe Ministri i Brendeshem Taulant Balla qe po na i rrit rrogat me propoganden e tij dhe asgje nuk eshte reale vetem mashtrojne kto “Plera” qe po hajne djersen e policave te ndershem. Ju lutem postojeni kete lajm pasi do keni plot komente nga tgjith punonjesit e policise dhe mirenjohjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit