Pasi Pali u vetëvra, Gent Sejko ul normën e interesit me 0.25%

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.07.2024, 19:39

Pal Trashaj është viktima e parë e një megamashtrimi me kreditë që është lejuar të realizohet me bekimin e drejtpërdrejtë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Rasti tragjik i vetëhelmimit me fostoksinë i historianit nga Lezha, është në vetvete simboli i tragjedisë së intelektualëve në Shqipëri. Nëse dikush merret me drogë, me mashtrim apo me vjedhje të fondeve publike, ai nderohet si “burrë” i shkathët nga shoqëria, ndërsa një intelektual si Pali i gjorë dhe si shumë të tjerë si ai, është i destinuar të sakrifikojë jetën pasi askush nuk do t’ia dijë për njeriun e ndershëm.

Ndoshta vetëm vetëflijimi kishte ngelur për Palin, si një akt sublim revolte, pasi asgjë tjetër nuk kishte ngelur më për të bërë në një vend ku drejtësi për njeriun e ndershëm nuk ka!

Ndërkohë Gent Sejko, si përgjegjësi numër një i këtij super skandali të mashtrimit me kreditë, në vend që të ishte arrestuar, del në media dhe deklaron se ka ulur normën e interesit me 0.25%.

Ngjant si një meme dhe ironi e Guvernatorit, i cili duket sikur kërkon të shfajësohet për vdekjen e Palit dhe na ul normën e interesit me një shifër qesharake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit