Kush meriton të quhet “HARAM I MUAJIT QERSHOR”?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2024, 18:29

Edhe këtë muaj do ju prezantojmë me kadidatët për “Haramin e Muajit”

Banda e mjekëve të Onkologjikut të cilët u vidhnin ilaçet të sëmurëve me kancer dhe i detyronin ata të shkonin në klinikat e tyre private.

Dy mësueset e gjimnazit Qemal Stafa që mashtronin nxënësit për bursa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato u kishin marrë nxënësve çdo të dhënë, madje dhe kartat e kreditit.

Fadil Tërnova, i forti i Dibrës, i cili së fundmi u pa teksa gjuante me kallash në mes të rrugës ndaj një personi, që u “grric” për motive të dobëta. Përveç kësaj, ai është autor edhe i shumë ngjarjeve të tjera kriminale.

Geraldo Shehu, bashkëpronari i një hoteli në Dhërmi, i cili vrau recepsionistin e hotelit. Ai e qëlloi për vdekje në hotel dhe i zhduku trupin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit