Të braktisur nga qeveria, fermerët: Gruri nuk po shitet, Serbia e sjell me çmim të ulët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2024, 15:23

Në vitin 2022, për shkak të krizës botërore të mungesës së grurit që filloi pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, qeveria vendosi subvencione direkte për fermerët shqiptarë duke i orientuar ata edhe më shumë drejt kësaj kulture.

Por kur kanë kaluar dy vite që nga ky premtim, fermerët e grurit në juglindje të vendit janë jo vetëm të zhgënjyer, por edhe të dëmtuar financiarisht nga mbjellja masive e sipërfaqeve me grurë.

Ata thonë se ky vit është më i dobëti për ta pasi kanë sasi të konsiderueshme me grurë të pashitur dhe ndihen të braktisur nga qeveria. Fermerët kanë ulur sipërfaqet e mbjella me grurë pasi përveç se nuk kanë mbështetjen e qeverisë, iu mungon edhe forca punëtore për shkak se në fshatra tani kanë mbetur vetëm mosha e tretë pasi të rinjtë janë larguar.

Një tjetër problem i fermerëve shqiptar është edhe çmimi i ulët, pasi gruri i importuar nga Serbia po i falimenton dita-ditës.

“Edhe me çmimin ishim shumë keq. Vjen shumë nga Serbia me çmim shumë të ulët. Ne jemi totalisht të falimentuar. Kemi sa të duash grurë të pashitur”.

Në këto rrethana, fermerët e shohin me shumë pesimizën të ardhmen në bujqësi dhe shpresa e tyre e vetme mbetet emigrimi.

“Do marr fëmijët dhe do iki”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit