Kriminale! Pacientët tek Onkologjiku po i vret shteti, lihen pa mjekim

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.07.2024, 14:44

Kriminale! E tillë është situata në Spitalin Onkologjik, ku njerëzit që vuajnë nga kanceri dhe luftojnë me jetën lihen pa mjekime.

Këtë të mërkurë, me dhjetra të sëmurë torturohen korridoreve të Onkologjikut për të marrë mjekim, presin mes stresit dhe vapës e në drekë kujtohen ti lajmërojnë të ikin në shtëpi, pasi ilaçi Taxol nuk vjen.

Mes dhimbjeve dhe vuajtjeve, pacientët që kanë bërë orë të tëra rrugë për të ardhur deri në Tiranë ikin pa marrë mjekime. Askush nuk u jep përgjigje, por për justifikim u mbajnë shënim numrat e telefonit, për ti lajmëruar lur të vijë ilaçi.

Mos marrja e mjekimit, sipas protokollit mjekësor një herë në tre javë, është vrasje me dëshirë, vrasje me dashje nga shteti dhe kriminale.

Kryeministri bashkë me ministren e tij të Shëndetësisë, duhet të japin përgjigje dhe të mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar. Për moral, Albana Koçiu që mban detyrën e ministres duhet minimalisht të japë dorëheqjen e më pas i takon drejtësisë të nis menjëherë hetimet për këtë krim njerëzor dhe jo të bëjë kokë turku dy apo më shumë mjek.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit