“Palin e vrau padrejtësia”, miku i 63-vjeçarit që piu fostoksinë: Ishte njeri model dhe i respektuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2024, 13:47

Në fshatin Pllanë të Lezhës, familjarët e Pal Trashajt, 63-vjeçarit që humbi jetën pasi piu fostoksinë para SPAK, kanë hapur dyert e mortit.

Miq dhe familjarë të shumtë kanë mbërritur të tronditur në shtëpinë e tij. Ata thonë se Pali ishte njeri i respektuar por padrejtësitë që i ishin bërë e shtynë drejt këtij akti të rëndë.

Marçel Laçaj, një prej miqve të ngushtë të Palit ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me të dy ditë më parë. Ai tha se Pali nuk vrau veten, por e vrau padrejtësia.

“Dy ditë më parë. Më tha se do të shkonte në SPAK se kishte problemet e tij. Ai thoshte jam duke kërkuar drejtësi, por këtu nuk ka drejtësi. Pali nuk ishte nga ato që vriste veten, e ka vrarë padrejtësia dhe e ushqejnë këta që mos qoshin".

Lacaj bën thirrje për drejtësi përpara se padrejtësitë të marrin jetën e të tjerëve

“Ai ishte shumë i hapur se ishte i lexuar por kur vinte për problem e drejtësisë ishte i mbyllur. Ishte njeri model, dhe kjo nuk duhej t’i ndodhte por kjo mund t’i ndodhë çdo shqiptari në situatën që ne jetojmë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit